Extra Shkaktarët e djersitjes së tepërt

Shkaktarët e djersitjes së tepërt

Një prej sikleteve më të mëdha gjatë strinës së nxehtë është djersitja. Sidomos për atë njerëz që djersijnë mbi normalen, vera është stina e urryer. Ndërkohë që luftoni me djersën gjatë ditëve të nxehta të verës, mendoni që aftësia e lëkurës për të djersitur është ajo që na mban gjallë.

Megjithatë, nëse jeni mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qull kur zgjoheni ose pëllëmba e dorës është gjithmonë e djersitur, edhe kur nuk jeni në diell, mund të jeni duke vuajtur nga një gjendje e fshehtë shëndetësore. Mund të jeni duke hyrë edhe në fazën e perimenopauzës, duke qenë se gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-tave për shkak të ndryshimeve hormonale. Këto ndryshime, që shkaktojnë djersitje gjatë natës, zakonisht zgjasin 4¬8 vite. Roli i stresit. Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of Family Practice”, arsyet e djersitjes janë të ndryshme, dhe kanë lidhje me problemet shëndetsore. “Djersitja është e lidhur edhe me stresin. Kur jemi nën tension, ne djersijmë më shumë. Kjo varet nga fakti që rrit prodhimin e kortizolit dhe adrenalinës, substanca që stimulojnë gjëndrat e djersës”, ka thënëAntonino Di Pietro, drejtor shkencor i institutit Milanis Cutis Dermoclinico.

Ilaçet antidepresive
“Ilaçet janë një tjetër shkak i madh i djersitjes: deri në 22 për qind e njerëzve që marrin ilaçe kundër depresionit përjetojnë ndryshime të forta në termoregulimin”, thotë profesor Di Pietro.

Diabeti
“Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të çojnë në djersitje. Njerëzit që marrin insulinë ose antidiabetikë oral mund të kenë hipoglikeminë gjatë natës të shoqëruar me djersitje. Diabetikët shpesh vënë re nëse kanë marrë shumë insulinë, sepse fillojnë të djersiten”.

Infeksionet e ndryshme
“Shkaqet më serioze të djersitjeve të natës mund të jenë shenja të një infeksioni ose një gjendje tjetër, siç janë infeksionet e mëdha bakteriale, tuberkulozi, HIV, leucemia dhe kanceri (sidomos limfomat) hyperthyroidism.
Sulmet e angjinës dhe infarktit shpesh shoqërohen me djersitje, të tilla si mbingarkesa, të cilat megjithatë ju bëjnë djersë ‘të ftohta’, ka thënë më tej Di Pietro.
– Natyrisht, të gjitha këto raste janë të veçanta dhe madje edhe para se të djersiten, këto kushte shoqërohen me simptoma të tjera që duhet t’i raportohen mjekut”.