Politika Shkarkimi i Metës, Balla: Sot vijon procedura, i domosdoshëm lirimi i zyrës...

Shkarkimi i Metës, Balla: Sot vijon procedura, i domosdoshëm lirimi i zyrës së Presidentit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se sot vijon procedura për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist u shpreh se kërkesa u shqyrtua sot nga Komisioni i Ligjeve dhe se raporti i Komisionit do shkojë në seancën plenare për tu ngritur edhe Komisioni Hetimor që do vlerësojë sjelljen e presidentit.

Ai shtoi se Komisioni Hetimor do të përbëhet nga anëtarët e tre grupeve parlamentare.

Ndërsa theksoi se çdo ditë e më shumë po bëhet e domosdoshme lirimi i zyrës së Presidentit.

Taulant Balla: “Jemi në fazën kur është shqyrtuar nga Komisioni i Ligjeve nisma e depozituar nga 55 deputetët për shkarkimin e Metës.

Në këtë fazë raportoi shkon në seancën plenare. Kuvendi diskuton raportin e Komisionit të Ligjeve. Nëse raportoi miratohet proceduara vijon më tej, duke u ngritur Komisioni Hetimor, që paraqet në Kuvend raportim përfundimtar.

Nëse merr 94 ose më shumë Kuvendi miraton shkarkimin  Presidentit dhe më pas e certifikon gjykata Kushtetuese. Të tre grupet parlamentare do propozojë përfaqësuesit e tyre në komision. Është e rëndësishme qe jemi në zbatim të përpiktë për të çuar më tej këtë kërkesë dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më e domosdoshme bëhet lirimi i zyrës së Presidentit. Sot vijohet procedura e shkarkimit.”