Aktualitet Shkarkohet Kiço Londo, Altin Basha drejtori ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Shkarkohet Kiço Londo, Altin Basha drejtori ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha.

Ky vendim është i datës 2 dhjetor, por nuk rezulton te VKM e botuara në faqen e Kryeministrisë.

Pak kohë më parë, Altin Basha u largua nga posti i regjisorit të programit “Portokalli”, post të cilin e mbante prej 17 vitesh.