Kryesore Shkarkohet nga detyra Besnik Muçi, rihapet “loja” te Kushtetuesja

Shkarkohet nga detyra Besnik Muçi, rihapet “loja” te Kushtetuesja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra Besnik Muçin, i cili ishte dekretuar edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e shpallur, KPA thotë se Muçi ka bërë deklarime të rreme të pasurisë duke cënuar njëkohësisht edhe besimin e publikut.

Gjithashtu, KPA thotë se Muçi ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Muçi ishte i pranishëm në seancë.

Seancën e shkuar palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik nuk u tërhoq nga kërkesa e tij, pas vendimit të KPK-së për largimin e Muçit nga sistemi, ndërsa vetë ish-prokurori kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së dhe konfirmimin e tij në detyrë.

Me shkarkimin e Muçit, Gjykata Kushtetuese bën një hap pas, pasi mbetet me katër anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë në total.