Aktualitet Shkarkohet nga detyra kryegjyqtarja e Kavajës

Shkarkohet nga detyra kryegjyqtarja e Kavajës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të enjte nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Shedula u krye për të tre kriteret nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Kavajë si dhe pasaktësi të tjera.