Kryesore Shkarkohet nga detyra zv. drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Shkarkohet nga detyra zv. drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Në kulmin e aksionit anti informalitet, shkarkohet nga detyra zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha.

Ky vendim vjen në kushtet kur vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin se disa inspektorë tatimorë në qytetin e Durrësit kishin abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet e duke i plotësuar raportet në kafene, nga dembelizmi, siç kreu i qeverisë u shpreh.

Rastet abuzive u zbuluan nga qytetarët, të cilët raportuan në aplikacionin “Stop Informalitet” për shkelje në subjektet që vetë inspektorët i kishin ‘firmosur’ si biznese të rregullta.

Sipas RTV Ora Ervin Hoxhës i është kërkuar ditën e hënë dorëheqja prej ministres me kërkesë të kryeministrit Rama.

Në vitin 2017, Ervin Hoxha, ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimorë në Tiranë. Ai u dorëhoq nga ky post, pas arrestimit të tre inspektorëve në këtë drejtori.