Aktualitet Shkarkohet përfundimisht ish-gjyqtari i lartë Shkëlzen Selimi

Shkarkohet përfundimisht ish-gjyqtari i lartë Shkëlzen Selimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Shkëlzen Selimi, ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi për lënien në fuqi të shkallës së parë u mor pas 6 orësh në Dhomën e Këshillimit

Trupa gjykuese e përbërë nga  Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vendosi unanimisht për shkarkimin e Selimit.

Më herët, KPK tha se gjyqtari ishte i ndikuar nga krimi, pasi pati kontakte me shtetasin A.I., që është Arben Isufi dhe një person tjetër nga Vlora, i dënuar për trafik droge.