Aktualitet Shkatërrimi i bandës së falsifikatorëve, ministri Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lëvizjen...

Shkatërrimi i bandës së falsifikatorëve, ministri Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lëvizjen e lirë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetet sociale pas megaoperacionit të policisë që çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal falsifikatorësh, të cilët kundrejt shumave të konsiderueshme dërgonin persona të ndryshëm drejt SHBA, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Lleshaj shprehet ky operacion i dha një goditje të fortë krimit, ndërsa shton se trafikantët të cilët mashtrojnë qytetarët, minojnë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, komenton, Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm.