Bota Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të fëmijëve, 262 të arrestuar

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të fëmijëve, 262 të arrestuar

262 persona janë arrestuar gjatë një operacioni dymujor në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre 141 pjesëtarë të konfirmuar të grupeve kriminale të organizuara. Gjatë operacionit u shpëtuan edhe 5 fëmijë, ndërsa u sekuestruan 72 armë zjarri, 9 kilogramë lëndë narkotike dhe rreth 17 mijë dollarë.

Një prej të arrestuarve, Pablo Robledo, ishte pjesë e një bande të zonës, Surenos, dhe ishte arratisur nga burgu ku po vuante dënimin për vrasje duke zbritur nga kati i 12 falë një litari të improvizuar me çarçafë.

Muajin e kaluar, Marshallët amerikanë realizuan një tjetër operacion të ngjashëm në Xheorxhia, ku u shpëtuan në total 39 fëmijë të shpallur të humbur. Gjatë operacionit të quajtur “Të paharruar”, u arrestuan edhe 9 persona, gjithashtu të akuzuar si trafikantë të qenieve njerëzore dhe të miturve për shfrytëzim seksual.