Aktualitet Shkelmoi derën brenda selisë, PD kallëzon penalisht mbështetësin e Berishës

Shkelmoi derën brenda selisë, PD kallëzon penalisht mbështetësin e Berishës

Partia Demokratike kallëzon penalisht personin që shoqëronte Sali Berishën dhe që shkelmoi derën e një salle në selinë e PD, që e cilëson edhe si person me “precedentë të rëndë kriminal”.

“Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike”, thotë PD në një njoftim.

“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, deklaroi selia blu.