Sport Shkëlqen Ronaldo, Georgina shpërthen në lot (FOTO)

Shkëlqen Ronaldo, Georgina shpërthen në lot (FOTO)

Ronaldo tregoi edhe njëherë tjetër se nuk është një “futbollist normal”.

Ai realizoi tre gola në përmbysjen e madhe që Juventusi i bëri Atletico Madridit, pasi kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë.

Po ashtu si në shumicën e ndeshjeve edhe në këtë takim mjaft të rëndësishëm, ylli portugez u ndoq nga tribuna e stadiumit nga familja e tij.

E dashura Georgina Rodriguez, si edhe djali i tij i madh ishin një mbështetje e vazhdueshme për sulmuesin nga tribuna.

Por ndërsa Ronaldo shënonte edhe golin e tretë dhe të kualifikimit në tribuna nisi festa dhe lotët, të cilët përfshinë edhe Georgina-n, e cila nuk i rezistoi emocioneve si shumë tifozë bardhezinj në këtë mbrëmje të madhe për ta.