Kuriozitete Shkencëtarët nisin misionin për të çarë akullin më të vjetër në botë

Shkencëtarët nisin misionin për të çarë akullin më të vjetër në botë

Përpjekjet për të çarë akullin më të vjetër në Antarktidë në të cilin ndodhen të dhëna për klimën e Tokës në një shtrirje kohore të 1.5 milionë vjetëve më parë kanë nisur. Një ekip europian po vendos pajisjet e nevojshme në një nga pikat më të larta të kontinentit të bardhë për një operacion që do t zgjasë rreth 4 vite.

Projekti “EPICA” synon të studiojë një cilindër të ngrirë rreth 3 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që të dhënat të shpjegojnë pse Epoka e Akullit pësoi regres në të shkuarën. Teknikët synojnë që të nisin misionin e tyre duke arritur si fillim nën 100 metra.

Më pas, ata do të kalojnë nga shtresat e holla të akullit dhe dëborës në ato të papërshkueshmet, të cilat janë qëllimi i tyre i vërtetë. Ai akull përmban flluska të vogla ajri, xhepa gazi që janë si një fotografi e historisë së atmosferës. Shkencëtarët do të jenë në gjendje të lexojnë nivelet e karbonit dhe elementëve të tjerë që kapin nxehtësinë, si metani.

Analizimi i atomeve në molekulat e akullit e ujit që mbështjellin gazet do të jetë një tregues i temperaturave që shkaktoi rënien e dëborave që u shndërruan në shtresa të ngrira.