Kuriozitete Shkencëtarët shpikin “drurin transparent” për ndërtesa ekologjike

Shkencëtarët shpikin “drurin transparent” për ndërtesa ekologjike

Në një epokë ku ndërtimet kryen me anë të xhamave, çelikut dhe betonit, druri mund të duket paksa i tejkaluar për industrinë e ndërtimit. Por tashmë studiuesit thonë se kanë krijuar edhe një formë të drurit, për t’u përdorur për ndërtime të ndryshme, i cili do të jetë edhe transparent, por edhe do të ruajë nxehtësinë.

Studiuesit shprehen se materiali mund të përdoret në ndërtimin e shtëpive dhe ata shpresojnë të jetë i preferuar nga njerëzit për të kryer ndërtime, në mënyrë që të anashkalojnë materialet e tjera që dëmtojnë natyrën. “Ne kemi përgatitur një material shumë funksional që mund të transmetojë dritën shumë mirë dhe gjithashtu të ruajë ngrohjen.

I kombinuam këto dy funksione në një material të vetëm,” tha Celine Montanari studiuese në institutin e teknologjisë në Stokholm. Gjithashtu, ajo do të paraqesë projektin e saj në takimin ndërkombëtar në Shoqërinë Amerikane Kimike në Orlando.

Për të prodhuar materialin, ekipi preu fibra të vogla prej druri, duke i bërë ato sa më të holla. Më pas i leu me akrilik, i cili është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe u përdor për të plotësuar boshllëqet e fibrës së hollë.

Sipas Montanarit, akriliku jo vetëm që ndihmoi në ruajtjen e strukturës së drurit, por edhe bëri të mundur që të jetë transparente. Në fund mbi veshjen e akrilikut hodhi një tjetër substancë të quajtur polietileni glycil, i cili përputhet mirë më drurin. Gjithashtu, ka një veçori, kur nxehet, shkrihet duke shpërndarë energji, ndërsa kur ftohet është i ngurtë.

Ekipi thotë se materiali i ri me bazë kryesore drurin i cili bëhet transparentë kur është i ngrohtë, mund të përdoret për të bërë ndërtime që nevojiten për të thithur energjinë.
“Vetëm 100 gram polietilen glycil brenda këtij materiali, mund të thithe deri në 8.000 W nxehtësi që është e njëjtë me nxehtësinë që prodhon një llambë 1W në dy orë,” tha Monotanari.
Materialet që përmbajnë substanca që ruajnë ngrohjen në mënyrë të tillë nuk janë një ide e re për industrinë e ndërtimit. Ka lloje të ndryshme që ofrohen si një formë për të reduktuar konsumimin e energjisë.

Por ekipi thotë se qasja e tyre është e ndryshme, sepse përdorimi i një materiali natyral siç druri nuk është përdorur asnjëherë më parë.
Megjithatë Montanari tha se kishte ende shumë punë për të bërë, duke rritur kështu prodhimin e materialit të ri e duke krijuar modele të ndërtesave, për ta krahasuar atë me çelikun dhe qelqin.
Mark Miodownik, një profesor i kimisë në universitetin e Londrës, i cili nuk është i përfshirë në këtë hulumtim u shpreh se materiali nuk do të ishte efikas, pasi druri nuk është një lëndë shumë e qëndrueshme.
“Ne kemi nevojë për materiale ndërtimi prej qelqi dhe çeliku, në mënyrë që më vonë t’i riciklojmë,” tha ai.
Ndër të tjera Miodownik u shpreh se materiale të tilla nuk janë një zgjidhje për problemin e mbrojtjes së mjedisit, pasi janë krijuar edhe në të kaluarën dhe nuk kanë pasur asnjë rezultat. /The Guardian/