Kuriozitete Shkencëtarët zbulojnë sa zgjat një ditë në Saturn

Shkencëtarët zbulojnë sa zgjat një ditë në Saturn

Pas dekadash pasigurie, shkencëtarët më në fund kanë arritur të zbulojnë se sa e gjatë është një ditë në planetin e Saturnit.

Sfera magnetike e veçantë e Saturnit dhe sipërfaqja e paarritshme kanë qëndruar gjatë nën studimin e shkencëtarëve për të përcaktuar shkallën e saj të rotacionit. Por, falë të dhënave të Cassini, ata kanë zgjidhur tashmë misterin.

Vibrimet e mbledhura nga grimcat në unazat e planetit kanë ofruar për herë të parë të dhëna rreth lëvizjes së brendshme të Saturnit, duke zbuluar se një ditë në planetin e akullt zgjat vetëm 10 orë, 33 minuta dhe 38 sekonda. Sipas një studimi të ri të publikuar në Journal Astrophysical, grimcat e unazës i përgjigjen vibracioneve brenda Saturnit, ashtu si një sizmiometër për një tërmet. Kjo sjell rritje të modeleve të valës së matshme. “Në vende të veçanta në unaza këto lëkundje kapin grimcat unazore në kohën e duhur në orbitat e tyre për të ndërtuar gradualisht energji dhe se energjia merr një valë të vëzhgueshme”.

Përpjekjet e mëparshme për të përkufizuar se sa zgjat një ditë në këtë planet kishin bërë një përllogaritje prej 10 orësh, 39 minuta dhe 23 sekonda, bazuar në atë që dihej rreth fushës magnetike nga sinjalet e radios të kapura nga anija kozmike Voyager në vitet 80’.

Ndërkohë matje të tjera të siguruara nga të dhënat e Cassini, sugjerojnë se një ditë në planetin e Saturnit mund të zgjaste diku midis 10 orë dhe 36 minuta në 10 orë dhe 48 minuta.

Megjithatë, fusha magnetike e Saturnit nuk është një burim i besueshëm informacioni për përpunimin e një dite të Saturnit, sepse ai përputhet pothuajse në mënyrë të përkryer me aksin rrotullues të planetit. “Studiuesit përdorën valët në unazat që rrethojnë planetin për të shikuar në brendësinë e Saturnit dhe për të zbuluar këtë karakteristikë fundamentale të planetit”, tha specialistja e projektit Cassini, Linda Spilker. “Dhe është një rezultat vërtet i qëndrueshëm. Unazat e mbajtën përgjigjen.

Zbulimi është e dhëna e fundit e cila arriti në përfundime solide, që vjen nga të dhënat e Cassini edhe pas përfundimit të misionit gjatë shtatorit të kaluar. Gjatë orbitave të shumta të Saturnit, ai pa unazat e planetit me më shumë detaje se ndonjëherë më parë”.