Extra Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për temperaturën në planetin Neptun

Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për temperaturën në planetin Neptun

Një ekip ndërkombëtar astronomësh ka përdorur një teleskop me bazë tokësore, për të gjurmuar temperaturat atmosferike të planetit Neptun, për një periudhe 17-vjeçare.

Ata gjetën një rënie befasuese të temperaturave në Neptuni, si pasojë e një ngrohjeje dramatike në polin e tij jugor, shkruan Phys Org.

“Ky ndryshim ishte i papritur,” thotë Michael Roman, autori kryesor i studimit të botuar sot në “The Planetary Science Journal”.

“Meqenëse ne kemi vëzhguar Neptunin gjatë periudhës së verës, prisnim që temperaturat të rriteshin ngadalë, por jo që të pësonin ulje”, shtoi ai.

Astronomët shikuan rreth 100 imazhe termike me rreze infra të kuqe të Neptunit, për të bashkuar tendencat e përgjithshme në temperaturën e planetit.

Këto të dhëna treguan se pjesa më e madhe e planetit ishte ftohur gradualisht gjatë dy dekadave të fundit. Temperatura mesatare globale e Neptunit ra me 8 °C midis 2003 dhe 2018, teksa u rrit me 11 °C për periudhën kohore 2018-2020.