Bota Shkencëtarët zviceranë: Mund ta kemi gati vaksinën anti-Covid në tetor

Shkencëtarët zviceranë: Mund ta kemi gati vaksinën anti-Covid në tetor

Mund të vijë nga një ekip kërkuesish i universitetit të Bernës zgjidhja e emergjencës shëndetësore të krijuar nga përhapja e Covid-19. Në verë vaksina mund të jetë gati të për t’u testuar për t’u aplikuar më pas në popullsinë zvicerane nga fillimi i muajt tetor. Lajmi vjen nga Martin Bachmann, profesor imunolog në universitet, përmes një konferencë për shtyp online me gazetarët në Kombet e Bashkuara.

Bachmann është duke drejtuar një grup ekspertësh që vijnë nga universitete të ndryshme zvicerane për zhvillimin e një vaksine të ashtuquajtur si e sintetizuar gjenetikisht dhe që bazohet në qeliza të ngjashme me ato të virusit.

Këto vaksina, të përdorura për hepatin B, funksionojnë duke goditur proteinën që virusi përdor për të goditur qelizat.

“Kemi në program të imunizojmë personat e parë në gusht për të vijuar më pas me vaksinimin në masë në muajin tetor”, konfirmoi Bachmann.

Sipas ekspertit, koronavirusi i ri është gjenetikisht i qëndrueshmë, në krahasim me viruset e tjera dhe me shumë mundësi nuk do të kërkojë më shumë se një vaksinë për një kohë të gjatë.