Opinione Shkencëtari i madh Esat efendi Janina

Shkencëtari i madh Esat efendi Janina

406
0
Shpërndaje

Nga Ervin Fetahu

Rastësisht kohë më pare më kish rënë në dorë një libër një shekullor Gjeometrie, me mbishkrimin “MUSTAFA JANINA”, e në moment më shkoi në mendje një shkencëtar janinas, ndoshta një koincidencë e bukur, edhe pse kam dashur të shkruaj me pare për një matematicien shqiptar të quajtur ESAT  i cili kish lindur në qytetin e Janinës në vitin 1682.

Po për fat të keq këtu në Shqipëri as që bëhet fjale të ketë dëgjuar kush për ketë poliglot e poliedrik të madh.

ESAT EFENDI JANINA ishte një nga shkencëtaret më të mëdhenj të kohës, ku spikaste në shkencat ekzakte, si gjeometri, algjebër, fizik, astronomi etj…

Fama e tij nuk ishte vetëm brenda kufjeve të Perandorisë Osmane, por njihej fare mirë edhe nga studiuesit europian të kohës, kishte përkthyer veprat e Aristotelit e shumë prej teoremave të Pitagorës, veprat e Avicenës dhe Avirozës….

Po ashtu ruante komunikim të vazhdueshëm me Universitetin e Padovës, dhe qershia mbi tortë ishte një shpikje mbi qartësinë optike të teleskopëve dhe mikroskopëve, ku edhe sot mbi këto baza studimore të Esat Efendiut, nuk ngurrojnë t’i referohen dhe orientohen shpikjeve të tij. Pra ky ishte shkencëtari shqiptar nga JANINA…!

Bën vaki që Mustafai i librit të jetë pasardhës i Esat Janinës…sepse i ka trashëguar dijet gjeometrike të stërgjyshit të tij…

 

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in