Aktualitet Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin

Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin

Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë, në Unazën Perëndimore, tek ish-Zukthkashta, në Shkodër.

Policia njofton se mjeti me targa AA133SH, me drejtues shtetasin E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. 10 vjeç, banues në lagjen Salo Halili.

Ende nuk dihet gjendja e të miturit.

“I mituri u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi mjetit u shoqërua në ambientet e D. V. P. Shkodër”, – informon policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.