Aktualitet Shkodër, studentja i hedh bojë rektorit Adem Bekteshi (Video)

Shkodër, studentja i hedh bojë rektorit Adem Bekteshi (Video)

Gjysëm litri bojë ka përfunduar mbi kokën e rektorit të universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi” Adem Bekteshi, gjatë kohës që në këtë institucion të arsimit të lartë po zhvillohej mbledhja e komisionit të etikës.

Videoja e bërë publike nga vetë studentët tregon se njera prej tyre i hedh bojën Bekteshit.

Më herët një grup studentësh kishin dëshmuar përpara komisionit mbi protestat që kanë zhvilluar dhe incidentin në njërën prej tyre, ku u thye dera kryesore e godinës së re të Fakultetit Ekonomik dhe atij juridik.

Mes të tjerave komisioni do të vendoste mbi fatin e studentes që goditi derën, Desada Susaj, ku sipas gjasave është parashikuar përjashtimi i saj.

Pikërisht në momentet e ballafaqimit të qëndrimeve është kryer ky veprim nga studentja Pranvera Paci bëjnë me dije të rinjtë e tjetër që kanë qenë prezent.

Ende nuk ka një deklaratë nga universiteti i Shkodres dhe vetë rektori mbi këtë veprim, ndërsa mbledhja e komisionit vazhdon ku pritet të merret vendimi për studenten Susaj, por me gjasa tashmë do ti shtohet edhe ky i Pacit.