Aktualitet Shkodër, të shtëna me armë zjarri, plagoset 49-vjeçarja

Shkodër, të shtëna me armë zjarri, plagoset 49-vjeçarja

Një grua 49 vjeçe, me inicialet F.M është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, pranë rrethrrotullimit në lagjen “Rus”.

Nga informacionet e para dyshohet se 49-vjeçarja, që punonte si shitëse në një nga dyqanet pranë rrugës, është plagosur aksidentalisht.

Kjo, pasi dy përsona që po udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar në drejtim të një përsoni tjetër, që lëvizte në këmbë dhe plumbat nuk kanë goditur shënjestrën por gabimisht shitësen e dyqanit.

E plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën kontrollin e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.