Aktualitet Shkodranët përkujtojnë ish-deputetin Gilman Bakalli përmes një gare me biçikleta

Shkodranët përkujtojnë ish-deputetin Gilman Bakalli përmes një gare me biçikleta

Përmes një gare simbolike me biçikleta, miq, familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe të apasionuar pas sporteve, kanë përkujtuar pedagogun, publicistin dhe ish deputetin Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.

“Trofeu Gilman Bakalli 2019” është një homazh për një ndër iniciatorët e këtij lloj sporti në Shkodër. Ai ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë.
Brenda pak kohësh, Bakalli u ngjit në majet e larta të Taraboshit, Thethit, Bogës apo Tamarës me biçiketë duke promovuar jo vetem bukuritë e këtyre zonave por duke krijuar edhe grupin e “Miqve të Alpeve”.