Bota Shkoi 3 minuta me vonesë në mbledhje, ministri kërkon falje publike

Shkoi 3 minuta me vonesë në mbledhje, ministri kërkon falje publike

Leksione demokracie vijnë nga Japonia.

Ministri japonez për Olimpiadën, Yoshitaka Sakurada ka kërkuar falje publike pasi shkoi 3 minuta me vonesë në një takim parlamentar.

Ministri u detyrua të kërkonte falje pasi opozita e akuzoi se vonesa e tij 3 minutëshe tregon mosrespektim ndaj zyrës. Ministri Sakurada ka qenë disa herë nën sulmin e opozitës pas gafave të shumta që ai ka bërë.

Javën e kaluar u kritikua pasi tha se një garuese në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 shpresonte që të jetë diagnostikuar me leuçemi.

Në vitin 2016, ministri i quajti “prostituta profesionale” gratë që ishin abuzuar seksualisht gjatë luftës së Japonisë. Vitin e kaluar, kur ai ishte ministër i sigurisë kibernetike, bëri një tjetër gafë duke thënë se nuk kishte përdorur kurrë një kompjuter.

Në një sondazh ku shtrohej pyetja nëse Yoshitaka Sakurada ishte i përshtatshëm për këtë punë, 65% e qytetarëve të anketuar e vlerësuan si të papërshtatshëm.