Aktualitet Shkoi për të peshkuar, por u mbyt në Valbonë, nxirret nga lumi...

Shkoi për të peshkuar, por u mbyt në Valbonë, nxirret nga lumi trupi i të miturit

Trupi i pajetë i një 12-vjeçari, i denoncuar i zhdukur prej pasdites së djeshme nga familjarët, u nxor sot nga lumi Valbona.

I mituri me inicialet J.D, 12-vjeç, banues në fshatin Dragobi, kishte shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk ishte kthyer më.

“Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”, njoftoi policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.