Kryesore Shkon në mbi 12 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19

Shkon në mbi 12 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 864 qytetarë.

Kjo ka bërë që numri total i rasteve aktive me koronavirus t’i kalojë 12 mijë në të gjithë vendin.

Rastet e reja me Covid janë zbuluar në këto bashki: 302 në Tiranë, 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Covid në 24 orët e fundit ka marrë dhe katër jetë njerëzish, pasi në spitalin Covid kanë humbur jetën një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Janë 12,766 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa spitalet po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 679 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.