Kulturë Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fiton çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fiton çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux është shpallur fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2022.

Në motivacionin e akademisë shkruhet se shkrimtarja Ernaux vlerësohet për mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.

Në karrierën e saj ajo ka shkruar 23 libra, si dhe ka fituar 14 çmime të ndryshme letrare anembanë botës.

Annie Ernaux lindi në 1940 dhe u rrit në Yvetot në Normandi, ku prindërit e saj drejtonin një lokal.