Aktualitet Shkrin ajsbergu më i madh në botë

Shkrin ajsbergu më i madh në botë

Ajsbergu më i madh në botë ka shkrirë. I njohur si A68, ky ajsberg ishte kthyer në “yll” të mediave sociale prej vitit 2017, kur u shkëput nga Antarktida.

Me sipërfaqe rreth 6 000 kilometra katrorë dhe peshë gati një miliard ton në atë kohë, tani ai është shndërruar në copëza të vogla, që sipas Qendrës Kombëtare të Akullit në SHBA, nuk ia vlen më të monitorohen.

Ajsbergu u bë i famshëm kur, pas një viti pothuajse në prehje, filloi të lëvizte në veri me shpejtësi gjithnjë e më të madhe, duke u nxitur nga rryma të forta dhe erëra.

Frika ishte se blloku i madh mund të përplasej me territoret britanike të South Georgia, por dallgët dhe temperaturat e larta të Atlantikut e kanë shkrirë, A68 është më shumë ujë.