Politika Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, Ditmir Bushati “qetëson” Klajda Gjoshën

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, Ditmir Bushati “qetëson” Klajda Gjoshën

Ditmir Bushati, i rikonfirmuar tashmë në krye të diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama 2” i është përgjigjur Ministres në ikje të Integrimit lidhur me shqetësimin për shkrirjen e kësaj Ministrie dhe bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati shkruan se s’ka vend për shqetësim pasi siç thotë ai, integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re.

Bushati shton se mirëpresin kontributin e opozitës, përfshirë edhe atë të Gjoshës.

Reagimi i Bushati erdhi pasi Gjosha në një postim në Facebook tha se mendonte që qeveria do ta niste punën me prioritet madhor integrimin dhe jo ta çonte këtë dikaster në një cep të qeverisë.