Extra Shoferi hero që iu plotëson dëshirën e fundit të sëmurëve rëndë

Shoferi hero që iu plotëson dëshirën e fundit të sëmurëve rëndë

Në një kohë kur kriza e koronavirusit është shpërndarë furishëm në të gjithë botë, mijëra njerëz janë detyruar të vdesin vetëm, duke lënë zemërthyer familjarët e tyre, të cilët nuk mund t’iu qëndrojnë pranë në momentet e fundit të jetës.

Por një shofer ambulance në Holandë, i quajtur Kees Veldboer ka ndihmuar qindra të sëmurë terminalë të plotësojnë dëshirën e tyre të fundit edhe pse vendi ka qenë në një bllokim të fortë.

Kees Veldboer

Shoferi i urgjencës, i cili u kthye të shërbente në këto momente të vështira, pasi kishte dalë në pension iu ka mundësuar këtyre pacientëve një udhëtim të fundit, të cilin ata e kishin shprehur si dëshirën e tyre të fundit.

Me ndihmën e Veldboer, të sëmurët rëndë, kanë përshëndetur vendet e tyre të parapëlqyera. Mes tyre një i moshuar takoi për herë të fundit kalin e tij, ndërsa një tjetër pa varkën e tij.