Kryesore Shoferi i dehur shkakton aksident, vdesin dy vajza

Shoferi i dehur shkakton aksident, vdesin dy vajza

Foto: Makina me të cilën udhëtonin 4 vajzat

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit të Krrabës, ku janë përplasur dy automjete.

Një makinë tip “Mercedes-Benz” me targa AB 209 AD dyshohet se ka përplasur një mjet “Volkswagen”, me të cilën udhëtonin 4 vajza. Këto të fundit ishin bllokuar brenda mjetit “Volkswagen” si pasojë e përplasjes së fortë.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e 4 vajzave. Fatkeqësisht, dy prej tyre ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Ndërsa 2 vajzat e tjera po marrin mjekim në spital në gjendje të rëndë. Identitetet e dy viktimave dhe dy vajzave të plagosura nuk dihen ende.

Dy vajzat e reja që humbën janë Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia nga Shkodra.

Sipas policisë, shoferi i mjetit tip “Benz”, Behar Pema, që dyshohet se përplasi makinën e 4 vajzave, ka qenë në gjendje të dehur. Nga testi i alkoolit rezultoi se Behar Pema kishte konsumuar alkool në masën 0.93 mg/l sipas testit të parë dhe 0.99 mg/l sipas testit të dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.