Sport Shokon Mike Tyson: Përdorja penis artificial dhe urinën e fëmijëve për të...

Shokon Mike Tyson: Përdorja penis artificial dhe urinën e fëmijëve për të kaluar antidoping-un

Ish-kampioni i Peshave të Rënda në boks nuk resht së habituri opinionin publik dhe pse pjesën më të madhe të rasteve për keq. Gjatë një interviste të publikuar së fundmi nga ESPN, Mike pranon se ka përdorur shpesh herë urinën e fëmijëve të tij për të kaluar testet antidoping.

“Ndonjëherë doja të përdorja dhe të gruas sime, por ajo më tha: “Por, po të dolën rezultatet që je shtatzënë?… Kështu që vendosa të përdor të fëmijëve”, rrëfehet ai.

Prej vitesh ish kampioni i boksit i ka mundur “demonët” e kokainës dhe alkoolit, por edhe gjatë kohës kur luftonte në ring Mike “I hekurt” e kishte pranuar që ishte përdorues i drogës.

Gjatë intervistës së tij ai tregon dhe mënyrën se si i shmangte kontrollet e inspektorëve kur i nënshtrohej testeve të detyrueshme antidoping.

“Shumica e burrave e kishin siklet kur kryheshin kontrollet dhe kthenin kurrizin dhe unë përdorja një penis artificial të cilin e kisha të mbushur me urinën e fëmijëve”, tregon Tyson.

Në dhjetor të vitit 2006, ish boksieri u arrestua në Arizonë për mbajtje kokaine dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, pasi për pak përplasi një makinë të policisë ndërsa largohej nga një lokal nate. Në atë kohë ai pranoi përpara agjentëve që e arrestuan se ishte një përdorues i lëndëve narkotike.