Aktualitet Shoqja tregon bisedën para vrasjes së Caroline nga bashkëshorti: Kishin lidhje të...

Shoqja tregon bisedën para vrasjes së Caroline nga bashkëshorti: Kishin lidhje të çuditshme…

Të tjera dëshmi kanë dalë në dritë për ngjarjen që tronditi Greqinë dhe më saktësisht për marrëdhënien mes çiftit, Babis Anagnostopoulos dhe Caroline Crouch.

Së fundmi, është shoqja e 20-vjeçares, e cila ka treguar për bisedën e fundit që ka pasur me viktimën disa orë përpara se ajo të ndërronte jetë në muajin Maj. Ajo ka rrëfyer se si është takuar me Caroline dhe më pas vrasësin e saj, Babis. Dy shoqet janë takuar në një kafene, ku në fakt kishin lënë takimin në Athinë dhe 20-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti kishte me vete vajzën e vogël.

“Ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike dhe kur po e dëgjoja kuptova se ishte e fryrë dhe donte që të shpërthente”, është shprehur ajo.

“Të them të drejtën nuk më dukej e çuditshme sepse është e logjikshme që me kaq afërsi dhe presion nga familja dhe detyrimet e familjes, ajo ndjente presion dhe ishte e mërzitur”, ka thënë shoqja e cila ka shtuar më tej se disa minuta më vonë me ta është ulur edhe Babis.

Sipas shoqes, Caroline, ishte një vajzë  dinamikë me karakter të mbyllur. “Në përgjithësi, Caroline, pavarësisht se dukej si shumë e hapur dhe e gëzuar, në fakt kishte një karakter të mbyllur”, ka shtuar ajo. Sipas saj, e reja ishte një vajzë që përpiqej gjithmonë që t’i fshihte problemet e saj. “Pavarësisht se ishim mikesha nuk e flisnim çdo gjë hapur. Disa gjëra ajo i mbante për vete”, ka thënë më tej.

Sipas shoqes së viktimës, çifti Babis-Carioline kishte një lidhje të çuditshme. “Ata kishin një lidhje të çuditshme. Imagjinojeni, kishin një aplikacion në celular, ku shikonin njëri-tjetrin në çdo kohë”, ka shtuar ajo.

Mesa duket Caroline kishte vendosur që të shkonte tek një psikolog. “Ishte një vajzë dinamike, me vetëbesim të madh dhe besonte se mund të përballonte dhe arrinte çdo gjë”, u shpreh shoqja.

Babis Anagnostopoulos pranoi disa ditë më parë para policisë se ishte ai që e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Caroline Crouch dhe se kishte inskenuar sikur në fakt kishte ndodhur një grabitje. Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar që të marrë dënimin maksimal.

Kjo ngjarje ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm, pasi lajmi është përcjellë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare.