Kryesore Shorti i Champions/ Derbi anglez, fati i buzëqesh Juves dhe Liverpool

Shorti i Champions/ Derbi anglez, fati i buzëqesh Juves dhe Liverpool

Është hedhur mesditën e sotme në Nion në Zvicrës, shorti për fazën çerekfinale të Champions League.

Vazot kanë siguruar një përballje të lehtë për kampionët e Italisë, Juventus pas përmbysjes së çmendur në “Allianz Stadium” kundër Atletico Madrid me 3 gola të yllit portugez Cristiano Ronaldo.

“Zonja e Vjetër” do të gjejë në fazën tjetër, djemtë e rinj të Ajaxit të Amsterdamit që shkatërruan Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Një përballje të lehtë në letër do të ketë edhe Liverpooli i Jurgen Kloop, që ka peshkuar Porton në shortin e goglave.

Barcelona do ta ketë më të vështirë rrugën drejt finales së madhe që do të luhet në “Estadio Metropolitano” të Madridit, pasi në 1/8 do të përplaset me “Djajtë e Kuq” të ringjallur nga Solskajer.

Manchester United, që befasoi PSG në “Parkun e Princave” do të tentojë një tjetër surprizë ndaj blaugranëve.

Ndër të tjera shorti ka siguruar edhe një derbi britanik, me Manchester City-n e Pep Guardiolës që do t’i duhet të përplasë “brirët” me Totenhamin për të arritur në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Ashtu si vitin e kaluar përballë Liverpool, City shihet favorit në këtë duel, por mbetet të shohim nëse djemtë e Londrës do të surprizojnë ekipin nga Mançesteri.