Sport Shorti i Europa League: Interi dhe Roma me fat, Arsenali në ferrin...

Shorti i Europa League: Interi dhe Roma me fat, Arsenali në ferrin grek

Hidhet shorti i Europa League për fazën e 1/16-ve në Nyon. Pjesëmarrës ishte edhe Frederic Kanoute, ish-bomberi i Sevillas dhe fitues dy herë i trofeut. Kujtojmë që marrin pjesë 32 skuadra të ndara në dy vazo, si kokë grupi dhe jo kokë grupi. Gjithashtu, u llogaritën që ekipet e të njëjtit shtet nuk mund të përballen mes tyre dhe ato ekipe që kanë luajtur bashkë në grupet përpara fazës me eliminim direkt.

8 skuadra nga Champions i shtohen 12 ekipeve të kualifikuara. Interi ishte me fat pasi peshkoi Ludogorets, kampionen e Bullgarisë, teksa Roma peshkoi Gentin e Belgjikës, që u eliminua nga Napoli në Champions. Sevilla gjen rumunen Cluj, Manchester United me Club Brugge. Arsenali në ferrin grek të Olympiacos. Sakaq, Ajax udhëton te surpriza Getafe. Ndeshje e madhe, Leverkusen-Porto.

Wolves-Espanyol

Sporting Lisbona-Istambul Basaksehir

Getafe-Ajax

Leverkusen-Porto

Copenhagen-Celtic

APOEL Nikosia-Basel

Cluj-Sevilla

Olympiacos-Arsenal

AZ Alkmaar-LASK

Club Brugge-Manchester United

Ludogorets-Inter

Eintracht Frankfurt-Salzburg

Shakhtar Donetsk-Benfica

Wolfsburg-Malmo

Roma-Gent

Rangers-Braga