Aktualitet Shpallen fituesit e raundit të dytë në Universitete, rusishtja drejt mbylljes

Shpallen fituesit e raundit të dytë në Universitete, rusishtja drejt mbylljes

Universiteti i Tiranës shpalli  listën e studentëve fitues të raundit  të dytë.

Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë ende 300 vende bosh për të cilat Dekani Artur Sula shprehet se interesi i studentëve është në ulje.

Ndërkohë edhe në fakultetin e historisë dhe të filologjisë janë 290 kuota të lira për ata studentë  të cilat duanë  të regjistrohen  në njërën nga programet e studimit.

Të rinjtë të cilët kanë pritur zhvendosjen e vijës së kuqe dhe nuk janë shpallur fitues, mund  të presin ende pasi raundi i dytë ka edhe 4 faza të tjera.

E vetmja degë e cila nuk ka asnjë student të regjistruar është gjuha ruse, e cila rrezikon të mbyllet. Interes i lartë është vënë re për gjermanishten.