Aktualitet Shpallet fajtore për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

Shpallet fajtore për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

Ish-Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami u shpall fajtore këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre dhe u dënua me 1 vit burg, dënim që i konvertohet në shërbim prove.

Ish-kryebashkiakja e zgjedhur në 2015 nën logon e LSI akuzohej nga Prokuroria e Posaçme se kishte shembur dy banesat në pronësi të dy personave, por më pas nuk i kishte dëmshpërblyer.

Sipas SPAK, vlera e dëmit që iu shkaktua dy pronarëve ishte 5 milionë e 600 mijë Lekë.