Aktualitet Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet një makinë e...

Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet një makinë e vjedhur në servis

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Fejzulla Çapjan, djalin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja.

Në servisin e 64-vjeçarit është sekuestruar një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më 18 prill të vitit 2019.

Në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ambientet e servisit, shërbimet e Policisë zbuloi një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Florenc Çapja vijon të jetë në arrati në Dubai, teksa ai dhe Ardian Çapja janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.

Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga gjykata e Elbasanit që i ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.

Mes emrave ishin dhe Ardian e Florenc Çapja, emra këta të dalë nga Ervis Bardhi, i penduar i drejtësisë.

Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja sipas dyshimeve organizuan dhe financuan vrasjen e babë e bir si shenjë hakmarrjeje për Sokol Capjan, të vrarë në vitin 2005.