Bota Shpërndanë informacione të rreme, Facebook bllokon 200 llogari në Filipine

Shpërndanë informacione të rreme, Facebook bllokon 200 llogari në Filipine

Facebook ka bllokuar një rrjet të medieve sociale në Filipine për “sjellje të koordinuar joautentike” . Këtë hap të pazakontë e bëri pas hetimeve se një biznesmen kishte menaxhuar fushatën zgjedhore të Presidentit në 2016.

Facebook tha se hetimi i tij zbuloi se aktiviteti online ishte i lidhur me një rrjet të organizuar nga një ish-ekzekutiv i “Omnicom Media Group Philippines”, i cili e identifikoi atë si Nic Gabunada. Në total janë bllokuar 200 faqe të grupeve dhe llogarive në Facebook e Instagram.

“Individët që qëndronin pas këtij aktiviteti përdorën një kombinim të llogarive autentike dhe të rreme për të shpërndarë përmbajtje në shumë faqe dhe grupe”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i Politikave të Kibernetikës në Facebook, në një deklaratë.

“Ata shpesh publikuan lajme lokale dhe politike, duke përfshirë tema të tilla si zgjedhjet e ardhshme, azhurnimet dhe pikëpamjet e kandidatëve, sjelljet e dyshuara të kundërshtarëve politikë dhe ngjarjet e diskutueshme që supozoheshin të ndodhin gjatë administratave të mëparshme”, tha ai.

Gabunada i tha ABS-CBN News se ishte “fatkeqësi” që Facebook e akuzoi atë për ndërhyrje me faqet dhe llogaritë e diskutueshme.

“Nëse ata më bllokojnë faqet e mia personale në Facebook dhe Instagram, është e drejta e tyre. Nga ana tjetër, ata duhet të kuptojnë se nuk po e bëj për hir të asaj që ata më akuzojnë, “tha Gabunada.

Në një intervistë me faqen e lajmeve Rappler në maj 2016, menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Rodrigo Duterte, Gabunada tha se kishte dalë vullnetar për të ndihmuar në udhëheqjen e ekipit social të Dutertes gjatë fushatës së tij.

Zyra e Operacioneve të Komunikimeve Presidenciale (PCOO) Ndihmës Sekretarja Ana Marie Banaag tha se Duterte ka vetëm një grup komunikues, PCOO, dhe Gabunada nuk është pjesë e saj. Filipinet duhet të mbajnë zgjedhje afatmesme në maj të vitit 2019, të cilat konsiderohen si referendum për administratën e Duterte-s.