Aktualitet Shpërndante drogë në lokal, “spiunohet” nga qytetarët dhe arrestohet

Shpërndante drogë në lokal, “spiunohet” nga qytetarët dhe arrestohet

Elbasan/ Falë bashkëpunimit komunitet-polici, goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë. Në pranga ka rënë një 26 vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve të marra nga komuniteti se një shtetas në një lokal në lagjen “Visarion Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.