Aktualitet Shpërthen mina në gurore, humb jetën 55-vjeçari në Krujë, plagoset një tjetër

Shpërthen mina në gurore, humb jetën 55-vjeçari në Krujë, plagoset një tjetër

Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një minë, teksa ishte duke punuar në një gurore.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me inicialet A. J. Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër, i cili ishte prezent në momentin e shpërthimit.