Uncategorized Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, plagoset 30-vjeçari

Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, plagoset 30-vjeçari

Një shpërthim është dëgjuar rreth 40 minuta më parë në zonën e lagjes “10 korriku”, Vlorë si pasojë e të cilit është plagosur një person.

30-vjeçari është dërguar në spital me dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur brenda banesës së të plagosurit.