Aktualitet Shpërthim në një banesë në Kamzë, policia identifikon autorin

Shpërthim në një banesë në Kamzë, policia identifikon autorin

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kamzës. Burime nga policia raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamzë, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.