Aktualitet Shpërthim në Suedi, plagoset një shqiptare

Shpërthim në Suedi, plagoset një shqiptare

Një shpërthim është shënuar në një ndërtesë në qytetin suedez  Helsingborg të Suedisë, ku banon edhe vajza e Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-UÇK, shoqatë e veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

Mediat suedeze shkruajnë se është plagosur një grua pa dhënë emrin ndërsa mediat kosovare thonë se ajo është Ariana Haradinaj, vajza e Nasimit.

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, ka thënë Nasim  Haradinaj për KosovaPress.

Mediat suedeze shkruajnë se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e shpërthimit dhe kush ka qenë objektiv .