Aktualitet Shpërthimi i transformatorit në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një nga punonjësit

Shpërthimi i transformatorit në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një nga punonjësit

Një nga tre punonjësit e plagosur si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se në transformator ka pasur një defekt dhe për shkak të tensionit të larte elektrik kanë marrë flakë kabujt elektrik dhe si pasojë e rrymë elektrike janë dëmtuar 3 punëtorë.

Policia e Tiranës raporton se të plagosurit janë Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku, një prej të cilëve mbeti viktimë, por ende nuk dihet se për cilin bëhet fjalë.