Aktualitet “Shpifjet e Bashës për Policinë janë përpjekje të një njeriu të dëshpëruar”

“Shpifjet e Bashës për Policinë janë përpjekje të një njeriu të dëshpëruar”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka konsideruar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha mbi Policinë e Shtetit si shpifje.

Përmes një deklarate për media, Balla shprehet se lideri i PD-së është duke bërë “hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe te mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastres, duke shkelur ligjin e tij “te dashur” te dekriminalizimit per te dyten here!”

Reagimi i plotë

Lulzim Basha vazhdon te beje hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe te mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastres, duke shkelur ligjin e tij “te dashur” te dekriminalizimit per te dyten here!

Eshte hera e dyte qe Lulezim Basha merr ne mbrojtje njerezit e tij te kapur me presh ne duar dhe eshte e hera e dyte qe refuzon te marre pergjegjesi.

Luli i shkrete kujton se do te mashtroje perseri demokratet duke u kapur si i mbyturi pas fijes se barit me nje histori qe i takon drejtesise jo Lulit qe ta zbardhe deri ne fund.

Shpifjet e tij per Policine e Shtetit jane perpjekjet e deshperuara te nje njeriu te deshperuar, nderkohe qe Policia e Shtetit ka bere detyren duke dhene nje tjeter shembull te qarte se per ne e per qeverine tone s’ka dy standarde, sic ka per Lulezimin kur vjen puna per te zbatuar ligjin e dekriminalizimit!