Extra Shpikësi francez po e bën “sefte” fluturimin me superpajisjen (video)

Shpikësi francez po e bën “sefte” fluturimin me superpajisjen (video)

Shpikësi francez Franky Zapata do të përpiqet të kalojë kanalin anglez në fluturimin e tij me “dërrasë fluturuese”.

Zapata u bë i njohur si “ushtari fluturues”, kur ai prezantoi shpikjen e tij para mediave botërore në paradën ushtarake të Ditës së Bastiljes në Francë, më 14 korrik.

Ai do të niset nga Sangatte në bregun jugor të Francës për të fluturuar në Gjirin St Margaret pranë Dover.

Fluturimi pritet të zgjasë vetëm 20 minuta.

Performanca përkon me 110-vjetorit të fluturimit të parë në të gjithë Kanalin Anglez me aeroplan, arritje kjo e shënuar nga Louis Bleriot.