Bota Shpiku një vend pune për bashkëshorten, dënohet ish-kryeministri francez

Shpiku një vend pune për bashkëshorten, dënohet ish-kryeministri francez

Është shpallur fajtor ish-kryeministri francez Francois Fillon dhe bashkëshortja e tij, për akuzat e krijimit të një vendi pune të rremë për ketë të fundit, duke përdorur para të taksapaguesve.

66-vjeçari u akuzua për krijimin e një pozicioni pune që i paguante gruas së tij mbi 1 milion euro (1.13 milion dollarë) me fondet publike.

Prokurorët fillimisht kërkuan një dënim prej pesë vitesh për Fillon dhe një gjobë prej 375,000 €, ndërsa për bashkëshorten e tij kërkohet dënim me kusht.

Sipas raporteve rezultonte se Fillon i kishte akorduar një rrogë të majme të shoqes prej vitit 1998 deri në vitin 2013, duke e vendosur si ndihmësen e tij në parlament.

Po ashtu ai kishte punësuar edhe dy fëmijët e tij si asistent parlamentar gjatë kohës që ishte senator,  2005 deri në 2007, duke i paguar rreth 117,000 €.