Opinione Shpresa dhe puna

Shpresa dhe puna

Shpërndaje

Nga Mit’hat Frashëri

Një mik i panjohur inë shkruan një letrë nga Amerika dhe më pyet: “A kemi shpresë për pritmin e Shqipërisë apojo, që të kemi shpresë të punojmë, ndryshe të mos hedhim dëm punën.”

Pyetje e rëndë, përgjigja e së cilës është mjaft e vështirë, nukjepet dot aqë lehtë. Po, kur njeriu takon një vështirësi në një çështje, duhet që t’a zbërthejë pyetjenë. ta ndajë në copëra dhe të përpiqet t’i tretnjë e t’i zgjithnjë një nga një; ahere të gjitha tok duken më të lehta dhe më të thjeshta, sa kur ishin të bashkuara e të mbërthyera.

Pra, ta kthejmë pyetjenë dhe të shohim çfarë marëdhënje kanë midis tyre shpresa me punën? Me të tjera fjalë: duhet të punojmë pse puna ësht’ e duhurë apo duhet të punojmë pse kemi shpresë?

Ja përgjigja ime që i dhashë mikut në Amerikë:

“Theoria ime është që shpresa vjen pas punës; nuk është shpresa që e shtyn njerinë të punojë; po puna e pjell shpresën; ay që punon ka shpresë dhe ka të drejtë që të ketë shpresë; shpresa është ndjenjë; puna është fuqi.”

Puna ësht’ e domosdoshme. Njeriu ësht’ i shtrënguar që të punojë, që të reagojë, që të rëngojë dhe të përpiqet. Që nga djepi e gjer në varr, rojtja nuk është gjë tjetër veç se një punë dhe një përpjekje e pareshturë.

Punojmë që të rrojmë, që të ruajmë jetën, që të mbrohemi dhe të ushqehemi, që të mvishemi; pastaj punojmë dhe lodhemi që të dëfrejmë, të gëzohemi, të shkojmë jetë të fatshme, të lartësohemi në shkallë, të zemë një vënt të çquarë dhe të math, të bëhemi të pasur e të famshmë.

Urija, frika, të ftohtët, shiu, turpi, nderi, dashurija, urrejtja, ambicioni, egoizma, idealizma, virtuti, ose dhe veset, të gjitha na shtyjnë që të jemi në një punë dhe në një aktivitet të papushuarë.

Asnjë nga këto ndjenja s’kanë lithkë dhe marëdhënie me shpresën, se nukë na bën shpresa që të punojmë, po nevoja e rojtjes, nevoja e trupit dhe e shpirtit tonë.

Shpresa vjen dhe qendron mbi punën si era që zbukuron lulen, si ngjyra që ëmbëlson burbuqen, si një kurorëzim. si një poezi e mundimevet dhe e vuajtjevet tona. Punën e kemi në muskujt, në eshtrat, në rembat dhe në dejet. Shpresa vjen e heth një poezi mbi këta rengime; derth një aroinë. Një frymë. Një kurajo.

Sa m’e madhe të jetë puna, sa m’i gjallë dhe m’i fuqishmë të jetë vullneti. aqë m’e gjerë dhe m’e pushtetshme është shpresa. Se shpresa është bija e punës. Cili prej nesh nuk’ e ka vënë re këtë: kush prej nesh nuk ka zënë një punë pa shpresë. si me pahir, n-ie zemrë të thyer. Me mërzitje në shpirt dhe duke punuarë, duke ndjekurë dhe duke përparuarë në punë nukë ka parë që një dritë dhe një fuqi e re e panjohurë dhe e papandeliurë i ka lindurë në zemrë dhe në nervat?

Për të provuarë më mirë këtë që themi, të vërë re njeriu gjendjen dhe shkallën e shpresës, kur trupi i ndodhet i shëndoshë, kur kemi shëndetin në vënt. Kur jemi me fuqi, kur ndjejmë vehten tonë të shtyrë për punë dhe aktivitet. Me një fjalë, kur mezi na mban vendi, ahere ndjejmë dhe shpresë në vehten tonë.

Po kur jemi si të pamundurë, kur kemi trupin të thyerë, fuqinë të pakësuarë, pa shije, pa dëshirë dhe pa vullnet për punë, ahere edhe shpresa na ndodhet e dobëtuarë, e thyerë, e shuarë.

* * *

Ay që s’ka fuqi për punë, ay që nuk ësht’ i zoti për asnjë përpjekje, as me krahë, as me krahror, as me kokë, ay padyshim s’ka të drejtë që të kërkojë pjesën e tija nga ky bekim i qiellit që i themi shpresë. I dobëti, i ligu, frikamani dhe i mefshti s’munt të kenë shpresë, se krahët e fortë i kanë fajkoj dhe shqiponja, jo urithi me bretkosën.

Tani, ne, shqiptarët duhet të fillojmë nga shpresa a po nga puna? Më duketë se përgjigjen e dhamë më lartë, dhe rëfyemë se flaka dhe drita vijnë prej zjarit, dhejo zjarri prej tyre. Puna për ne, është më tepër se një gjë e domosdoshme dhe e natyrshme: është një detyrë. Gjendja e sotme për të qarë, shkalla e keqe në të cilët kemi rënë, vuajtjet dhe mynxyrat tona, të gjitha na vijnë nga të mos punuarët, nga varfanjakësi e vullnetit që na bën gjysmë të rëgjuarë dhe të hidhurë, nga mungim’ i enthusiazmit.

Asnjë njeri, as ndonjë komb në botë nuk’ është riturë dhe lartësuarë duke u-mejtuarë në ka shpresë dhe në duhet punuarë. Madhërija kanë ardhyrë prej punës, prej kësaj përpjekjeje së verbër që është një nevoj’ e çdo gjëje të gjallë, të kësaj pune që nukë njeh asnjë ndalim, që përparon duke çarë dhe duke rëzuarë çdo pengim, duke hedhurë dhe duke kapërxyerë çfarëdo vështirësi. që është një si flak’ e madhe, si një lum’ i buçiturë, të dalë prej trusë, prej zemrës dhe prej krahëvet të njeriut.

Me atë punë dhe me atë vullnetJanë madhuarë dhe njerëzit dhe kombet.

Për kombin tonë të mbetur kaqë pas, për vehten tonë që e kemi kaqë

shumë haruarë dhe lënë inë nj’anë, puna lipset të jetë in’e fortë e m’e madhe akoma. Vetëm ahere munt dhe duhet që të kemi shpresë.

Lumo Skëndo

Nxjerrë nga gazeta “Dielli”, shkurt 1916./American Eye