Bota Shpresë në Francë: Pavarësisht viktimave, pjesa më e madhe e njerëzve po...

Shpresë në Francë: Pavarësisht viktimave, pjesa më e madhe e njerëzve po shërohen

Edhe pse Franca sikundër shumë shtetet të tjera po regjistron një rritje drastike të të infektuarve me koronavirus autoritetet janë optimiste duke dhënë edhe lajme të mira për qytetarët të cilët ndodhen në izolim si dhe për të larguar paksa frikën që ka pushtuar të gjithë.

Në një dalje për mediat kreu i Agjencisë Shëndetësore nënvizoi se pjesa më e madhe e pacientëve po shërohen.

“Po e mbyll me lajme të mira. 4948 njerëz janë larguar nga spitali, janë shëruar. Ne po përpiqemi që kjo shifër të rritet shpejt. Prandaj ju kujtojmë se edhe nëse ka raste serioze dhe viktima, pjesa më e madhe e njerëzve po shërohen, dhe po dalin nga spitali. Ka dhe nga ata që nuk vijnë fare në spital, qëndrojnë në shtëpi dhe shërohen në mënyrë krejtësisht të natyrshme”, tha Jerome Salomon.

Një ditë më parë në Francë u raportua për 365 të vdekur Brenda 24 orëve duke përfshirë edhe një vajzë 16 vjeç. Numri i të vdekurve në vend ka arritur në 1696 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 29.155 raste.

Dhe sikundër shumë shtete edhe qytetarët franceze ndodhen në izoluar një masë e marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa presidenti Macron shpesh herë ka përsëritur se jemi në luftë. Si një masë paraprake shumë spitale janë përgatitur për të përballuar valën e të infektuarve.