Bota Shpresë nga SHBA, pranë vaksinës së parë kundër koronavirusit

Shpresë nga SHBA, pranë vaksinës së parë kundër koronavirusit

Administrata e Donald Trump ka dërguar një kërkesë prej 2.5 miliardë dollarësh në Kongres për të luftuar koronavirusin, ka raportuar Shtëpia e Bardhë. Mbi 1 miliard dollarë për zhvillimin e vaksinës

Moderna, një shoqëri farmaceutike e Cambridge, në Massachusetts dhe e kuotuar në bursën njujorkeze të Nasdaq (Mrna), deklaron se është pranë asaj që mund të konsiderohet vaksina e parë kundër koronavirusit. Moderna e ka bërë me dije lajmin natën e së hënës, teksa bursat kanë qenë të mbyllura. Rezultati është arritur falë bashkëpunimit me Niad (Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe sëmundjeve infektive) amerikan dhe Qendrën e kërkimit të vaksinave (Vrc) ajo u zhvillua në fabrikën Norwood, dyzet kilometra në jug të Bostonit. Sipas asaj që u njoftua, vaksina do të ishte e gatshme për t’u testuar te njerëzit.

Kohët

Ajo dërgoi disa shishka eksperimentale të vaksinave nga Norwood tek Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Nih) në Bethesda, Maryland. Instituti pritet të fillojë provat klinike deri në fund të prillit në rreth 20-25 vullnetarë të shëndetshëm, duke kontrolluar nëse dy doza të vaksinës janë të sigurta dhe do të shkaktojë një përgjigje imune që ndoshta mund të mbrojë kundër infeksioneve. Rezultatet fillestare të testit mund të jenë të disponueshme midis korrikut dhe gushtit. Ndërsa një vaksinë mund të dalë në treg jo më herët se 2021. Imunologu Anthony Fauci, kreu i Nih, tha se është e mundur që përhapja e koronavirusit të ulet gjatë muajve të ngrohtë, por që ajo do të kthehet dimrin e ardhshëm dhe do të bëhet virusi sezonal siç është gripi, duke e bërë të dobishme një vaksinë.

Kërkesat e Trump

Lajmet paraqesin shpresë konkrete, megjithëse kohërat për administrim në shkallë të gjerë nuk do të jenë shumë të shkurtra.

Ndërkohë, administrata Trump gjatë natës i ka dërguar Kongresit një kërkesë shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për tu buxhetuar për të luftuar koronavirusin. Paketa gjithashtu përfshin alokimin e fondeve të papërdorura, siç janë ato për Ebola. Mbi një miliard do të shkojnë drejt zhvillimit të vaksinës, ndërsa pjesa tjetër e parave do t’i japë Ministrisë së Shëndetësisë fleksibilitetin për të shpenzuar fondet siç e sheh të përshtatshme, nga stoqet e maskave mbrojtëse deri te pagesa e diagnostifikimit, shkruan Corriere della Sera.