Kryesore Shpresë për medalje në Tokio 2020

Shpresë për medalje në Tokio 2020

Shqipëria ka mundësinë për ta mbyllur me medalje eksperiencën në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Atletja shqiptare, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa, garë e cila do të zhvillohet më 4 Gusht.

Gega e mbylli garën kualifikuese në vendin e 5-të, me kohën 9 minuta 23 sekonda e 85 të qindat.

Kjo është finalja e parë në histori për Shqipërinë që arrin në një Olimpiadë.

Një rezultat i mirë ky për Gegën dhe skuadrën kuqezi, me atleten që synon renditjen në 10 vendet e para.